Aktualitet

EMRAT/ Zbulohen kanabis, armë dhe municione, pranga 62-vjeçarit në Lezhë, nipi në kërkim! Do ndërtonin 'shtëpi bari'

Dyshohet se xhaxha e nip do të ngrinin një "shtëpi bari".  

E.K
EMRAT/ Zbulohen kanabis, armë dhe municione, pranga 62-vjeçarit
Foto ilustruese

LEZHË- Ndue Gjini, 62 vjeç është vënë në prangat e Policisë së Lezhës këtë të shtunë, ndërsa nipi i tij, Ardit Gjini është shpallur në kërkim në kuadër të operacioneve, "Territor i pastër" dhe "Sundimi i Ligjit". Raportohet se gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë. Dyshohet se xhaxha e nip do të ngrinin një "shtëpi bari".  

NJOFTIMI I POLICISË:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Territori i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën policore, kanë vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive krimianle dhe kapjen e shtetasve në kërkim. Si rezultat: U arrestua në flagrancë shtetasi N. Gj., 62 vjeç, dhe u shpall në kërkim nipi i tij, shtetasi A. Gj., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë./ZËRI

Poll

MOS HUMB