Aktualitet

E RËNDË, vritet me thikë 61-vjeçari shqiptar në Itali, shkoi në shtëpinë e autorit për të takuar mbesën

Pas debatit, italiani ka shkuar në banesën ku jeton me nënën e tij, ka marrë një thikë dhe ka shkuar tek shtëpia e fqinjëve shqiptarë dhe ka goditur me thikë 61-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.

E.K
E RËNDË, vritet me thikë 61-vjeçari shqiptar në
Foto ilustruese

ITALI- Një 61-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije është vrarë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 me thikë në Bibbiano, Reggio Emilia, të Italisë. Autor i ngjarjes është një 41-vjeçar. Ky i fundit është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është vrarë me thikën e kuzhines. 

Sipas dyshimeve të para, nga mediat italiane, thuhet se debati ka shpërthyer për shkak të qëndrimit tallës të italianit ndaj shqiptarit. Pas debatit, italiani ka shkuar në banesën ku jeton me nënën e tij, ka marrë një thikë dhe ka shkuar tek shtëpia e fqinjëve shqiptarë dhe ka goditur me thikë 61-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend. Familjarët e viktimës dhe autori jetonin në të njëjten godinë,/ZËRI

Poll

MOS HUMB