Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 6 vjet burg për tentativë vrasjeje në vitin 2015, arrestohet 57-vjeçari në Lezhë

Sipas Policisë, Zelës, nga dënimi i dhënë nga Apeli i kanë mbetur dhe 3 vjet e 4 muaj burg për të kryer.

E.K
EMRI/ I dënuar me 6 vjet burg për tentativë vrasjeje në
Foto ilustruese

LEZHË- Agim Zela, 57 vjeç nga Mamurrasi është vënë këtë të shtunë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi rezultonte i dënuar me 6 vjet dhe 8 muaj burgim, për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë nga Gjykata e Apelit. Sipas Policisë, Zelës, nga dënimi i dhënë nga Apeli i kanë mbetur dhe 3 vjet e 4 muaj burg për të kryer.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Zela, 57 vjeç, banues në Mamurras. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 6 vjet dhe 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 4 muaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB