
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK, i cili çoji në pranga një grup personash me pozicione të ndara secili për falsifikimin e dokumenteve dhe kalimin në mënyrë të paligjshme të shqiptarëve në drejtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Mësohet se laboratori që prodhonte dokumentet e falsifikuara ndodhet në Kosovë, por akoma nuk është arritur të gjendet nga autoritetet.
Organizator kryesor i të gjithë rrjetit mësohet se ishte Bashkim Sula, i arrestuar në mesin e 26 personave, i cili në tërësi përgatiste rrjetin, koordinonte veprimet me Kosovën ku prodhoheshin dokumentet false dhe përgatiste transportimin e tyre në drejtim të Spanjës përmes agjencisë së udhëtimeve “Domi”.
Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false për t’i nisur në Spanjë, me destinacion final Britaninë e Madhe dhe Irlandën, të cilët arrinte t’i gjente në bashkëpunim me të tjerë. Shqiptarët që donin të udhëtonin në vendin ishullor, ishin kryesisht të thjeshtë dhe kërkonin të shkonin për çështje ekonomike apo bashkime familjare.
26 persona janë arrestuar gjatë operacionit të koduar “NOMADA”. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 7 automjete, një laborator për falsifikimin e dokumenteve, 25 mijë euro, 20 mijë paund, laptopë, kompjutera, celularë, sasi rogë, varëse floriri dhe dokumente shitblerjeje pronash.
Shtetasit e arrestuar janë:
1. Bashkim Sula,
2. Njazi Ademaj,
3. Fitim Rama,
4. Ylli Brahimaj,.
5. Gridi Elezi
6. Rrezart Domi,.
7. Osman Luca,
8. Artur Mici.
9. Arsen Caka,
10. Adrian Mema,
11. Maksim Domi,
12. Jugert Gashi,
13. Emiljan Marashi,
14. Roland Islamaj,
15. Behar Rexha,
16. Deila Qama,.
17. Arnold Shahu,
18. Ylli Çaushaj,
19. Eriola Spaho,
20. Murat Gjuniku,
21. Bardhyl Imeri,
22. Bajram Xhaja,
23. Fatmir Stankova
24. Arben Rushiti
25. Leonardo Lama,
26. Xhelil Alla,
Në operacion, morën pjesë Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Departamenti i Policisë Kriminale, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Shqiponjat dhe patrullat e përgjithshme të DVP Tiranë. Në operacion përveç SPAK dhe Policisë së Shtetit janë angazhuar edhe autoritetet në Spanjë, Itali, Kosovë dhe SHBA. /ZËRI