Politikë

U dënua me 1 vit burg, lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit

Ai e ka shlyer dënimin, duke iu llogaritur koha që ka qëndruar në paraburgim

E.K
U dënua me 1 vit burg, lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i
Fran Tuci

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, i cili u dënua pak muaj më parë për akuzën e shpërdorimi të detyrës, është liruar nga qelia.

Muaj më parë, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi Tuci me 1 vit e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me 1 vit burim.

GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit dhe Tuci u lirua nga qelia, pasi e kishte shlyer dënimin me kohën që ka qëndruar në ambientet e paraburgimit.

Sipas SPAK, dhe më pas GJKKO, Tuci i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej 234 milionë Lekësh,

Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.

Bashkë me të u dënuan dhe dy persona të tjerë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB