Politikë

Nis puna tek "Reformat", Bylykbashi i hapur: PD e mbështet amnistinë, do të shohim për zgjedhje konkrete

Bylykbashi u shpreh se në parim PD nuk është kundër amnistisë penale

k.m.
Nis puna tek "Reformat", Bylykbashi i hapur: PD e mbështet
Oerd Bylykbashi pas mbledhjes

TIRANË- Është mbledhur këtë të enjte për herë të parë nënkomisioni për Reformat në Kuvend, ku opozita përfaqesohet nga deputetët Oerd Bykykbashi, Erisa Xhixho dhe Dhurata Çupi. Në fund të mbledhjes së sotme, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Bylykbashi u shpreh se përn opozitën një nga Reformat më të rëndësishme, është ajo zgjedhore.

I pyetur nga gazetarët nëse opozita do të votojë pro amnistisë penale, Bylykbashi tha se kjo çështje do të diskutohet, pasi Partia Demokratike nuk ka qenë kundër në parim të lehtësirave për personat e dënuar.

PYETJE: Do ta fillonit punën me amnistinë, apo do të merreni menjëherë me reformën zgjedhore?

Oerd Bylykbashi: Në varësi të objektit të punës, ashtu do të ndiqen. Amnistia do të ndiqet e shkëputur nga Reforma Zgjedhore. Opozita e mbështet gjithmonë amnistinë, do të shohim për zgjedhje konkrete. PD ka bërë amnisti kur ka qenë në qeveri. Se çfarë, si dhe kur, do ta diskutojmë në mbledhje.

PYETJE: A do të zhvillohen të gjitha mbledhjet me dyer të mbyllura? 

Bylykbashi: Është vendimi i konferencës së kryetarëve. puna që do të bëjë ky grup dialogu do të jetë transparente. Do të ndjekim praktikat më të mira që kemi pasur deri më sot, e rëndësishme është të punohet, koha është e shkurtër.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB