
TIRANË-Ditën e sotme në seancën e parë ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla avokatët dhe prokurorët parashtruan kërkesat e palëve. Avokatët e kryebashkiakut të Rrogozhinës i kërkuan gjykatës pafajësinë e Memollës duke arsyetuar se nuk përben fakt penal. Vetë kryebashkiaku nuk ishte i pranishem në seancë.
Sipas mbrojtjes mungojnë provat që të një ngrihet akuzë e tillë. Po ashtu bisedat telefonike që ka bërë më shtetasen më fjalë nuk rezulton e administruar në provat që prokuroria ka paraqitur. Ata thanë se në kohën kur është bërë videoregjistrimi Memolla ka qenë nënkryetar i bashkisë sa Rrogozhinës dhe jo kryetar dhe duke u nisur në këto rrethana nuk kishte dijeni nëse do ishte ai kandidati për bashki. Mbrojtja e Memollës ka kërkuar që si dëshmitarë të thirren shtetasit Hatixhe Daja, Nazmie Daja, Sadushe Sharka, gjithashtu dhe të kërkohet nga Syri TV të sjellin personin që ka montuar materialin për tu provuar nëse ka montime në regjistrim.
Gjatë bisedës telefonike që u publikua dhe në media, kryebashkiaku dëgjohet t’i kërkonte të bisedonte me elektricistin të cilin e porositi të mos ia presë dritat sa të kalojë edhe muaji i zgjedhjeve. Madje Memolla shprehej se ishte i gatshëm ta paguante ai faturën e muajit, por pasi elektricisti i komunikon se familja në fjalë kishte 5 muaj pa paguar dritat, kryetari i bashkisë është shprehur se do të komunonte me shefin e tij.
“Kërkojmë deklarimin e pafajshëm të klientit tonë. Fakti i paraqitur nga Prokuroria nuk përbën vepër penale, gjithashtu elementi i dytë që kemi konstatuar është se mungojnë provat mbi të cilat të ngrihet një akuzë e tillë sikurse është ngritur. Nuk ka absolutisht asnjë provë që ta implikojnë. Edhe bisedat telefonike apo ajo që është regjistruar, nuk rezulton e administruar në provat që ka paraqitur SPAK. Në të gjithë telefonat e sekuestruar nuk rezultojnë biseda apo materiale të tilla që të përbëjnë prova. Në telefonin e Hatixhe Daja nuk ka të regjistruar asnjë telefonatë, nr ceculari apo bisedë që të zhvillohet mes saj dhe Edison Memollës. Ky i fundit në kohën kur pretendohet të jetë bërë biseda, nuk ka qenë kryebashkiak por nënkryetar bashkie. Në këto rrethana ai nuk e dinte kush do të ishte apo nuk do të ishte kandidat, dhe nëse do të ishte ai vetë apo jo. Mund të jetë zbuluar korrupsioni aktiv, por mungon çdo element i korrupsionit pasiv dhe që të provohet kjo vepër se kush është zyrtari që është korruptuar. Kërkojmë të thirren si dëshmitar për deklarime shtetasit: Hatixhe Daja, Nazmi Daja dhe Sadushe Sharka. Të kërkohet nga televizioni, të sillet personi që ka montuar materialin që është transmetuar, që të pyetet për kohën kur është montuar, si e ka marrë materialin, a është shtuar apo hequr diçka. Të provohet nëse regjistrimi është origjinal, nëse ka montime apo prerje”,-tha Ermir Beta, avokat i Edison Memollës.
Në fund të seancës Gjykata pranoi të dyja kërkesat e prokurorit, si dhe pjesërisht kërkesat e avokatëve lidhur me dëshmitarët. Seanca e radhës për pyetjen e tre prej dëshmitarëve u caktua të mbahet më 11 prill në orën 13:00. Më pas do të bëhet edhe paraqitja e provave shkresore nga Prokuroria.
Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla akuzohet se ka kryer "korrupsion aktiv në zgjedhje", vepër penale që dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vite heqje lirie. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka çuar për gjykim çështjen e Memollës, i cili akuzohet se gjatë kohës që garonte për zgjedhjet e pjesshme lokale që u zhvilluan më datë 6 mars 2022, ndërhyri tek një elektriçist i OSHEE. /ZËRI