Politikë

Dënohet me 1 vit burg ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit

Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit për 5 vite nuk do të mund të ushtrojë dot asnjë funksion publik.

Zeri
Dënohet me 1 vit burg ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit
Fran Tuci

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit Fran Tuci. Ky i fundit akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Por falë gjykimit të shkurtuar të proceduar ndaj Tucit, ish-kryebashkiaku do të kryejë vetëm 1 vit burg.

Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit për 5 vite nuk do të mund të ushtrojë dot asnjë funksion publik.

Fran Tuci dhe ish-administratori i njësisë administrative Iballe, Ndoc Marku, akuzohen nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkatërrim prone”, pasi dhanë leje për një rruge në një fshat të thellë të kësaj njësie.

Sipas vlerësime të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit ky projekt i bashkisë ka shkaktuar një dëm prej më shumë se 2 milionë euro. Kjo pasi është dëmtuar terreni nga shpyllëzimi i sipërfaqes nga e cila është përfituar rruga e hapur privatisht./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB