Politikë

Grupi i Dialogut, arrin 'frytin' e parë të punës, palët bien dakord të mblidhen... me dyer të mbyllura

Sipas Oerd Bylytkbashit kjo është vendosur në Konferencën e Kryetarëve dhe do të jetë si metodologji pune, por shtoi se “transparenca” nuk do të mungojë.

E.K
Grupi i Dialogut, arrin 'frytin' e parë të punës,
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Është konstituuar këtë të enjte në Komisionin e Ligjeve Grupi i Dialogut, i përbërë nga 6 anëtarë, 3 nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Mbledhja e parë u zhvillua me dyer të mbyllura dhe për këtë kishin rënë dakord të dyja palët, ndërsa ky do të jetë dhe formati që me sa duket ky grup pune do të ndjekë gjatë javëve në vijim. Sipas Oerd Bylytkbashit kjo është vendosur në Konferencën e Kryetarëve dhe do të jetë si metodologji pune, por shtoi se “transparenca” nuk do të mungojë.

Oerd BylykbashiËshtë vendimi i Konferencës së Kryetarëve. Puna që do të bëjë ky grup dialogu do të jetë transparente. Do të ndjekim praktikat më të mira që kemi pasur deri më sot, e rëndësishme është të punohet, koha është e shkurtër.

I pyetur për Amnistinë dhe Reformën Zgjedhore, Bylykbashi u shpreh i hapur për bashkëpunim.

Oerd Bylykbashi: Në varësi të objektit të punës, ashtu do të ndiqen. Amnistia do të ndiqet e shkëputur nga Reforma Zgjedhore. Opozita e mbështet gjithmonë amnistinë, do të shohim për zgjedhje konkrete. PD ka bërë amnisti kur ka qenë në qeveri. Se çfarë, si dhe kur, do ta diskutojmë në mbledhje.

Partia Demokratike do të përfaqësohet në komision nga Oerd Bylykbashi dhe Dhurata ÇupiErisa Xhixho do të jetë nga radhët e Partisë së Lirisë. Çupi u shtua së fundmi në listë pas më herët Gazment Bardhi kishte lënë një vend bosh për një nga deputetët që mbështesin Lulzim Bashën, por nga pjesa tjetër e PD nuk u propozua asnjë emër, madje Basha e kundërshtoi marrëveshjen. Ndërkohë nga Partia Socialiste në komision do të jenë, Damian GjiknuriKlotilda Bushka dhe Toni Gogu

Kjo lëvizje vjen pas dakordësisë së rënë mes Gazment Bardhit dhe Bledi Çuçit në Konferencën e Kryetarëve. Ky grup pune pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota. Përfshirë këtu dhe Reformën Zgjedhore apo Amnistinë. Kjo e fundit vijon të mbetet "peng" i mosdakortësisë politike mes mazhorancës dhe opozitës./ZËRI

Poll

MOS HUMB