
TIRANË- Një ditë pas përplasjes në Kuvend për amnistinë, sot ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja duket se i ka hedhur pas krahëve debatet me deputetin Agron Shehaj. Pas aktivitetit të zhvilluar në prokurorinë e Përgjithshme, në një prononcim për mediat, Manja u shpreh se e gjitha ishte në kuadër të një debati politik, duke u shprehur se tani është i fokusuar në qëllime të tjera.
“Dje ishte dje, dhe gjitha i takon atij debati të zhvilluar brenda asaj salle. Ishte dje ajo, sot është ditë e re. Ai ishte thjesht në debat i mirëfilltë politik i zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë. Ndaj sot kemi punë të tjera dhe jemi edhe para Pashkëve. Kam dëgjuar nga stafi se është trajtuar në media, mirë bëjnë që e trajtojnë, më bëri pak nostalgjik se më kujtoi ankesat që bënim tek zysha për t'i zgjidhur. Mosha bën të vetën, nuk kthehemi dot në klasën e parë. Sot jemi për një tjetër punë,”- theksoi Manja.
MOMENTI ME VIDEO: