
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, iu është përgjigjur akuzave të opozitës, se nga amnistia e kaluar në Kuvend, kanë përfituar dhe persona të dënuar nga GJKKO, ndryshe nga sa u tha fillimisht. Teksa foli me gazetarët, në dalje të një takimi në Prokurorinë e Përgjithshme, Manja tha se sqarimet e plota për çështjen e amnistisë do ti bëjë të enjten e ardhshme në Kuvend.
“Është një nga ligjet më qëllim mira që janë miratuar në atë parlament, rreth 800 vetë janë bashkuar me familjet e tyre dhe të përshtaten me shoqërinë. S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, as nga unë si ministër drejtësie, as ai ligj, është një ligj që do duhet ta kemi parlamentin sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja.
Interpelanca me Manjën është kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike zyrtare. Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë hedhur akuza në drejtim të Rithemelimit dhe Partisë Socialiste, se kanë bërë pazar mes tyre, për të liruar personat e korruptuar.
/ZËRI