Politikë

'SPAK-u tarallaku', Meta MESAZH prokurorëve: PL nuk sekuestrohet! Do keni pasoja FATALE

Meta, gjatë fjalës së tij iu drejtua Strukturës së Posaçme me fjalët “tarallaku”, ndërsa kishte një paralajmërim të fortë ku tha se nëse ata nuk hetojnë kallëzimet e Partisë së Lirisë pasojat do të jenë fatale.

E.K
'SPAK-u tarallaku', Meta MESAZH prokurorëve: PL nuk sekuestrohet!
Ilir Meta

TIRANË- Nga Korça ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte i ashpër me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, madje duke fyer prokurorët. Meta, gjatë fjalës së tij iu drejtua Strukturës së Posaçme me fjalët “tarallaku”, ndërsa kishte një paralajmërim të fortë ku tha se nëse ata nuk hetojnë kallëzimet e Partisë së Lirisë pasojat do të jenë fatale.

Ilir Meta: Një gjë duhet të dijë SPAK-u, se nuk dua ti them tarallaku, Partia e Lirisë nuk mund të sekuestrohet. Mund të sekuestrohet SPAK-u përpara. Të bëjnë hetimet për ato kallëzimet që ne kemi bërë përndryshe pasojat ndaj tyre do të jenë fatale.

MOMENTI ME VIDEO:

Kujtojmë se kreu i Partisë së Lirë Ilir Meta është një ndër figurat politike që është paraqitur në SPAK. Në nëntor të 2023 Meta u paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për çështjen ÇEZ-DIA. Kreu i partisë PL asakohe deklaroi se çështja në fjalë është hetuar dy herë dhe sipas tij kallëzuesi rastit është një person i dënuar për dhunë në familje. Në lidhje me çështjen CEZ-DIA janë thirrur më herët në SPAK Dorian Duçka dhe Ilir Kulla. Pak ditë nga paraqitja e tij në SPAK, u dha lajmi se me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po kontrollonin zyrën e Ilir Metës. 

Një kontroll është kryer edhe në banesën e Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit, ku kësaj të fundit iu sekuestrua edhe celulari. Për ta rimarrë, Kryemadhi duhet të provojë që ky telefon i përket asaj dhe jo dikujt tjetër. Vetë deputetja është shprehur se ky send i është marrë pas nisjes së hetimeve për inceneratorët, duke qenë se Partia e Lirisë ka bërë një sërë denoncimesh publike.

Në 'sitën' e SPAK ka kaluar edhe pasuria e çiftit Meta-Kryemadhi, ku jo më larg se një ditë më parë u paraqit në ambjentet e SPAK edhe nëna e saj Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit pretendon se i ka kaluar shuma të mëdha parash vajzës së saj, nga shitja e 13 apartamenteve, në një pallat të ndërtuar në zonën e Astirit, ku prindërit e Kryemadhit kanë qenë pronarët e tokës. Kryemadhi tha se ishte marrë në pyetje për pasurinë e saj, duke u shprehur se të gjitha i ka të deklarata në bankë, si të ardhura nga pallati që ka shitur.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB