Politikë

Ilir Meta nga Korça: Kam marrë sustat me vete! Bëni sport, mos pini mall

Po ashtu ai shkaktoi të qeshura në sallë kur u shpreh se ka marrë sustat me vete që të stërvitet dhe në zyrë.

E.K
Ilir Meta nga Korça: Kam marrë sustat me vete! Bëni sport, mos
Ilir Meta

KORÇË- Gjatë konferencës me gazetarët në Korçë, nuk kanë munguar batutat me tyre dhe kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Shkak për këtë u bënë daljet e fundit publike të Metës, i cili shfaqet në palestër apo duke kryer aktivitete sportive në natyrë. I pyetur nga gazetarët se cili është mesazhi që do të përcjellë, ish-Presidenti u shpreh se duhet bërë më shumë sport, ndërsa duhet hequr dorë nga lëndët narkotike. Po ashtu ai shkaktoi të qeshura në sallë kur u shpreh se ka marrë sustat me vete që të stërvitet dhe në zyrë.

Ilir Meta: Kam marrë sustat me vete. Bëj stërvitje në zyrë. Sporti është pjesë e jetës sime. Kam qenë sportist. Mund të pyesnit edhe një mikun tim të paharruar që nuk jeton më nga Rrëmbeci. Qëllimi është bëni sport mos pini mall. Maja e Çikës më kanë thënë që është maja më e bukur në botë. Kam provuar Jezercën, do ta provoj dhe majën e Çikës. Sporti është prioritet madhor për PL. Sporti duhet të jetë prioritet edhe për Korçën, nuk duhen shkatërruar objektet sportive për kulla. U shokova edhe pak më parë me disa personalitete të sportit në Korçë, se si mundet që askush nga bashkia nuk mori pjesë në përcjelljen e një sportisti si Todi Vaso. Njeri  i jashtëzakonshëm. Pyeta si mund të ndodhi kjo gjë. Kishte bërë një krim të madh Todo Vaso, sepse kishte dal kundër prishjes së stadiumit dhe kullave të Rilindjes. Koha e mposhtjes së një fuqie të kalbur që bazohet mbi frikën e qytetarëve të saj dhe korruptimit të opozitës ka mbaruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB