Politikë

"A jeni akullore?"/ Dako nuk jep asnjë koment

Sapo Dako ka dalë nga salla, gazetarët e kan ndjekur pas dhe i kanë bërë disa pyetje.

k.m.
"A jeni akullore?"/ Dako nuk jep asnjë koment
Vangjush Dako

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë koment për gazetarët që po e prisnin jashtë sallës së gjyqit, ku u paraqit sot për seancën e radhës. Sapo Dako ka dalë nga salla, gazetarët e kan ndjekur pas dhe i kanë bërë disa pyetje, një ndër to ishte: Zoti Dako, a jeni akullore? A e keni shpërdoruar detyrën?

Por nuk morën asnjë përgjigje, pasi Dako u largua, i shoqëruar nga forcat e policisë, pasi ndodhet në masën e sigurisë "arrest shtëpie", pasi SPAK ka dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

MOMENTI ME VIDEO: 

Por pse përdoret batuta e akullores për Dakon?

E gjitha ndodhi pasi media gjermane, Bild publikoi disa përgjime në zgjedhjet e vitit 2017, ku pretendohej se kryebashkiaku i Durrësit, Dako kishte kontakte me Astrit Avdylajn. Si përgjigje zyrtare lidhur me akuzat, Dako nga studio e emisionit "Opinion" deklaroi se duart e tij ishin të pastra dhe të bardha si akullore dhe se nuk kishin prekur asgjë të jashtëligjshme.


“Unë tani të rri i pashqetësuar dhe mos filloj të ulëras. Më vjen shumë keq tani, se unë jam njeri me ndjenja, me shpirt. Unë jam njeri që kam reputacion në jo vetëm në Durrës por në gjithë Shqipërinë. Mua më njohin njerëzit për akullore, unë jam akullore. I shikon këto duar ti, janë akullore, s’kanë prek këto as drogë, as pistoleta, as lekë të pista. Lul Basha i ka me gjak, i ka të zeza, nuk e pranoj të krahasohen me mua këta,” -deklaronte Dako.

Ndaj gazetarët ia kanë rikujtuar sot deklaratën e dikurshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB