Aktualitet

Vangjush Dako në GJKKO/ Shtyhet vendimi i GJKKO-s, ekspertiza nxjerr 6.2 mln lekë dëm

GJKKO do të japë vendimin më 17 prill në orën 10 mbi kalimin ose jo në gjykim të dosjes në ngarkim të dakos dhe ish zyrtarëve të tjerë.

E.K
Vangjush Dako në GJKKO/ Shtyhet vendimi i GJKKO-s, ekspertiza nxjerr 6.2
Vangjush Dako

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u paraqitur sot në GJKKO. Në seancën e sotme do të merrej vendimi nëse dosja në ngarkim të tij do të kalojë ose jo për gjykim. Por seanca u shty sërish. Gjykata do të japë vendimin më 17 prill në orën 10 mbi kalimin ose jo në gjykim të dosjes në ngarkim të Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë. Ishkryebashkiaku aktualisht është nën masën e arrestit të shtëpisë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. 

Në seancë u ekspertët e pavarur sollën aktekspertizën e re në GJKKO, rreth kostos së ndërtimit të vijës bregdetare në Durrës që sipas Prokurorisë është dhjetëfishuar. Ekspertiza e re që u bë me kërkesë të gjykatës ka konkluduar se vlera e dëmit është 6.270.000 lekë pa tvsh. Edhe kjo akt ekspertizë është kundërshtuar nga avokatët dhe vetë Vagjush Dakos të cilët pretendojnë se nuk ka patur abuzime me tenderin e shëtitores.

Sipas aktekspertimit të parë që iu bë për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, SPAK konstatoi se dëmi i shkaktuar ishte 18 milionë lekësh të reja. Episodi i dytë ka të bëjë me ndërtimin një pallati pa leje teksa leja u aprovua pasi përfundoi ndërtimi madje edhe pasi kishin hyrë blerësit.

Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos më 27 shkurt për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit. Ky vendim u ankimua nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtoi vendimin dhe kërkoi rikthimin e ish-kryebashkiakut socialist në burg, por togat e zeza të Apelit vendosën ta linin në fuqi. Gjithsesi  Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit. Nga ana tjetër, GJKKO urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të plotësonte hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur Vangjush Dako dhe 10 zyrtarëve të tjerë, përpara se të vendoste nëse do të kalonte për gjykim apo jo, duke i dhënë SPAK 25 ditë kohë.

Për çfarë akuzohet Vangjush Dako?

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikimeve dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. 

Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie./ZËRI

Poll

MOS HUMB