Politikë

'Vijnë nga mali dhe ngulin çadrën'/ Xhaçka pendohet për deklaratën: Edhe unë andej e kam origjinën

Sot, Xhaçka është munduar që ta rregullojë duke u shprehur se frazën e kishin nxjerrë nga konteksti.

k.m.
'Vijnë nga mali dhe ngulin çadrën'/ Xhaçka
Olta Xhaçka

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka nuk e ka pritur mirë faktin që është bërë virale nga fjalia që tha vetë gjatë intervistës së djeshme, ku për herë të parë adresoi akuzat e ngritura ndaj saj. Gjatë intervistës së djeshme, Xhaçka "shpjegoi" se përse i duhej statusi i investitorit strategjik bashkëshortit të saj, Artan Gaçi. 

“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty,”- ishte fraza që deputetja socialiste përdori, e cila u bë virale në rrjet. Por sot është munduar që ta rregullojë duke u shprehur se frazën e kishin nxjerrë nga konteksti. Ndaj për të shprehur "solidarizim" me njerëzit që ajo i cilëson si të zbritur nga mali, shprehet se edhe vetë është me origjinë veriore.

"Nuk kam thënë po rrethojmë njerëzit nga mali. Nuk i kam parë komentet në rrjet. Por sërish është vazhdim i komenteve dashakeqe dhe fjalimeve të nxjerra nga konteksti. I kanë dhënë konotacion krahinor është dashakeqe. Doja të thoja që hoteli është në rrëzë të malit. Që ti japësh konotacione krahinore. Absolutisht jo. Të gjithë ata që i njoh dhe të gjithë ata që kanë komentuar origjinën nuk e kanë më shumë se unë. Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit. Këto janë vërtet qesharake. Më vjen keq që me dashakeqësi e nxjerrin nga konteksti,"- tha Xhaçka./ZËRI

Poll

MOS HUMB