Politikë

Shpalli Berishën "non grata', sekretari amerikan, Antony Blinken vjen në Shqipëri!

Kjo është vizita e parë në Shqipëri e Blinken që nga viti 2021, kur ai mori postin e sekretarit amerikan. 

k.m.
Shpalli Berishën "non grata', sekretari amerikan, Antony Blinken
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken do të mbërrijë në Tiranë më 16 shkurt. Kjo është vizita e parë në Shqipëri e Blinken që nga viti 2021, kur ai mori postin e sekretarit amerikan. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Muhamet Veliu, por deri më tani, nuk dihet axhenda e Blinken në vendin tonë, por pritet që në ditët në vijim të zbulohen më shumë detaje. Një tjetër detaj që nuk dihet është edhe nëse shoqëruesi i Blinken në Shqipëri, do të jetë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. 

Sekretari amerikan i shtetit vjen në Shqipëri, 3 vite pasi shpalli me firmën e tij "non grata" një nga personat më të rëndësishëm në politikën shqiptare, ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e vendit, Sali Berisha. Departamenti Amerikan i Shtetit sanksionoi familjen Berisha, me pretendimin se ish-kryeministri kishte kryer korrupsion dhe kishte minuar demokracinë. Nga ai moment, Berisha hodhi në gjyq Blinken në një gjykatë në Francë, por ende procesi mes tyre nuk ka nisur. Ndër vite, Berisha i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka kërkuar që të publikohen fakte.

Ardhja e Antony Blinken në vendin tonë do të shënojë vizitën e katërt të një sekretari shteti në Shqipëri.

Kjo është vizita e katër e një sekretari amerikan në vendin tonë. Vizita e parë e një sekretari ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991, që u pasua nga ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ndërsa i fundit ishte John Kerry, më 14 shkurt 2016./ZËRI

Poll

MOS HUMB