TIRANË- Maxhoranca ka votuar e vetme projektligjet në seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë. Sapo procesi i votimit nisi, opozita u largua nga salla, disa prej tyre për të mos hyrë më në sallë si deputetë të zgjedhur nga qytetarët. Megjithatë edhe pa votat e tyre kaloi akti normativ për buxhetin e vitit 2025.
Projektligjet e miratuara sot:
-Akti normativ nr.6 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar”.
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023”.
-Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike””.
-Projektligji “Për rezervat materiale të shtetit”.
-Projektligji “Për markat tregtare”.
-Projektligji “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”.
-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar.
-Projektligji “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.
-Projektligj “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”në proceset demokratike të vendit”.
-Projektligj “Për ligjin për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993 “Për investimet e huaja”, i ndryshuar./ZËRI