Politikë

Pas Vlorës, Rama "i qetë" në Tiranë, POROSIA: Për ju s'kam ankesa. Ndahuni me grupe, vëzhgoni problematikat!

Kreu i qeverisë ka kërkuar takim me deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës.

k.m.
Pas Vlorës, Rama "i qetë" në Tiranë, POROSIA:
Edi Rama

TIRANË- Nga Vlora, kryeministri Edi Rama i ka zhvendosur takimet në Tiranë. Pasditen e sotme, kreu i qeverisë ka kërkuar takim me deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës. Po ashtu, në këtë takim nuk kanë munguar as përfaqësues të Bashkisë Tiranë. E para që u paraqit në takim ishte kryebashkiakja e komanduar në detyrë, Anuela Ristani, por nuk munguan as disa nga ministrat e kabinetit.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Më shumë detaje nga ajo që ndodhi gjatë takimit ka zbuluar gazetari Muhamet Veliu. Sipas tij, kreu i qeverisë ka kërkuar ndarjen e deputetëve dhe ministrave në grupe pune për të vëzhguar problematikat që ka kryeqyteti.

Nuk kam ankesa për ju. Duhet të ndaheni në grupe pune në terren për të parë problematikat. Kujdes në problemet e zënies së trotuareve, Tirana s’mund të bëhet si Vlora. IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur,”-mësohet se ka thënë Rama gjatë takimit.

Takimi në Tiranë vjen pas atij të zhvilluar në Vlorë ku Rama kërkoi shkarkimin e drejtorëve në bashkinë e Vlorës dhe drejtuesve të degës së Partisë Socialiste. Gjatë takimit, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer kritikat sa i përket problematikave të qytetit si; mungesa e ujit të pijshëm dhe problematikat e turizmit apo ato të mbartura në vite./ZËRI

Poll

MOS HUMB