Politikë

Rinumërohen 47% e kutive të Fierit! Kandidatja e PD me rezultat rekord, 586 vota më shumë

Ajo ndiqet nga Gentian Çela të cilit i zbriten 224 vota.

F.I
Rinumërohen 47% e kutive të Fierit! Kandidatja e PD me rezultat
FOTO ILUSTRUESE

FIER-Sot është dita e dytë e rinumërimit të votave për qarkun e Fierit. Deri më tani janë hapur 278 kuti nga 587 kuti. Partisë Demokratike i zbriten 72 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 40 vota nga rinumërimi. Ndryshimi i rezultatit ka lëvizur në shifra të vogla për subjektet politike. 

Partisë Demokratike i zbriten 72 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 40 vota nga rinumërimi. 'Nisma Shqipëria Bëhet' shpreson që të marrë 519 votat  e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por deri më tani nuk ndryshon asgjë. Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë që i zbriten 5 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i zbriten 2 vota. Ndërkohë Partisë Mundësia i shtohen 3 vota, që i janë hequr nga numërimi fillestar.

Rinumërohen 47% e kutive të Fierit! Kandidatja e PD me rezultat

Por shifrat nuk janë njëlloj për kandidatët, ku një prej tyre ka marrë 586 vota më shumë. Bëhet fjalë për kandidaten Silva Hasaj e Partisë Demokratike, të cilës i zbriten 586 vota të pamerituara. Ajo ndiqet nga Gentian Çela të cilit i zbriten 224 vota.

Rinumërohen 47% e kutive të Fierit! Kandidatja e PD me rezultat

Mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos. Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 31 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 16 vota./ZËRI

Poll

MOS HUMB