Politikë

Rinumërimi u mbyll/ KAS vendos sot 'fatin' e zgjedhjeve në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Durrës

KQZ ka certifikuar përfundimisht rezultatet për 8 qarqet e tjera

F.I
Rinumërimi u mbyll/ KAS vendos sot 'fatin' e zgjedhjeve në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë sot, për vlefshmërinë e zgjedhjeve parlamentare në katër qarqe, Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan. Vendimi vjen pas tre javësh rinumërim, ku u rihapën disa kuti të Elbasanit dhe të Durrësit si dhe u shqyrtuan plotësisht votat në Tiranë e Fier.

Me rihapjen e kutive, Partia Demokratike humbi më shunmë vota nga ç’kishte marrë më 11 maj. Lëvizjet e votave në Tiranë, për anëtarët e KAS ishin si rezultat i gabimeve njerëzore gjatë raundit të parë të rinumërimit, ndërsa për qarkun e Fierit  u vu re një fenomen shqetësues, ai i tjetërsimit të votave brenda kandidatëve. Në Fier, rinumërimi i dha mandat me 10 vota diferencë Maldrita Bardhos, por e refuzoi, duke ia lënë karrigen Zegjine Caushit, e cila kishte fituar në raundin e parë të numërimit. 

KQZ ka certifikuar përfundimisht rezultatet për 8 qarqet e tjera, ndërsa janë shpërndarë edhe mandatet. Vendimi u mor pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimet e PD-së për këto qarqe, duke ezauruar të gjitha hallkat ankimuese  për rezultatin./ZËRI

Poll

MOS HUMB