
TIRANË-Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë hapur një diskutim për ekspertët e ekonomisë dhe agjentët, por edhe banorët. Kohët e fundit teksa diskutohet për një ngadalësim të shitblerjes së pronave, agjencitë imobilare po përdorin metoda të reja për të tërhequr klientët.
Përpos postimeve ku reklamohet ulje e çmimit të apartamenteve, tashmë agjencitë kanë filluar një trend të ri. Në rrjetin social TikTok, agjentët imobilarë po shpërndajnë video sensibilizuese, duke arsyetuar çmimin e apartameneteve dhe pse ato vijojnë të jenë bosh.
Agjenti shprehet në videomesazh se çmimi mesatar i apartamenteve ka arritur 12 mijë euro për të blerë një shtëpi 1+1 dhe pavarësisht kësaj qindra apartamente qëndrojë bosh. Sipas tij banesat nuk janë për të jetuar por për të ruajtur para, duke arsyetur se për disa është thjesht një shtë pi dhe për të tjerë, investim.
Por edhe me anë të kësaj metode shprehja: “Blini tani se çmimet do rriten” nuk ka munguar. Agjenti parashikon rritje çmimi duke u shprehur se sa më shumë të rrinë të mbylllur aq më shumë do të rritet vlera për banesat.
A po përballen ndërtuesit me një stok të madh apartamentesh të pashitura? A do të ketë rritje apo ulje të çmimeve të apartamenteve? Pikëpyetjet në lidhje me të ardhmen e tregut imobiliar vijojnë?/ZËRI