
PAMJE NGA NGJARJA
TIRANË-Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët në bulevardin “Nënë Tereza”. Zjarri nisi në pjesën e motorit, duke përhapur panik te qytetarët. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset e Kamzës, të cilat neutralizuan flakët.
"Me datë 07.07.2025, në bulevardin “Nënë Tereza” dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje automjeti autobuz. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit,"-njofton Policia./ZËRI
Poll