
SARANDË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Markat, bashkia Konispol. Fillimisht u raportua se 44-vjeçari, Saimir Haxhi ishte plagosur në tenativë për të grabitur një banesë të zonës. Por, në dëshminë e dhënë për Policinë, ai ka deklaruar se është qëlluar aksidentalisht në këmbë nga një gjuetar i paidentifikuar, në zonën ndërmjet fshatrave Shalës–Vagalat.
Raportohet se 44-vjeçari është paraqitur fillimisht në spitalin e Sarandës rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm dhe më pas u dërgua në spitalin e Vlorës. Haxhiu rezulton i shpallur në kërkim për veprën penale “Keqtrajtim i të miturve”. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, si dhe verifikimin e deklarimeve të dhëna nga i plagosuri.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.07.2025, rreth orës 03:45, është paraqitur në spitalin e Sarandës shtetasi S. H., 44 vjeç, banues në fshatin Markat, i dyshuar i dëmtuar me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Ky shtetas ka deklaruar se është qëlluar aksidentalisht në këmbë nga një gjuetar i paidentifikuar, në zonën ndërmjet fshatrave Shalës–Vagalat, Bashkia Konispol.
Nga verifikimet 44-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim për veprën penale “Keqtrajtim i të miturve”.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, si dhe për verifikimin e deklarimeve të dhëna nga ky shtetas./ZËRI