Politikë

Lirimi i hapësirave, Rama: Asnjë problem me shërbimin në një pjesë të trotuarit, por kurrësesi barrikada si në Lungomare

Rama u shpreh se nuk ka asnjë problem që një pjesë e trotuarit të shfrytëzohet për vendosjen e karrigeve dhe tavolinave për shërbim, siç ndodh në qytete të mëdha si Parisi, Londra apo New York-u

f.g
Lirimi i hapësirave, Rama: Asnjë problem me shërbimin
Foto ilustruese

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish që bizneset të lirojnë hapësirat publike. Në një reagim të publikuar në X, Rama u shpreh se nuk ka asnjë problem që një pjesë e trotuarit të shfrytëzohet për vendosjen e karrigeve dhe tavolinave për shërbim, siç ndodh në qytete të mëdha si Parisi, Londra apo New York-u, por theksoi se trotuari nuk mund të kthehet në një pengesë për qytetarët.

Edi Rama: Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo Neë York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike

Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh

Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi. 

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar bizneseve në të gjithë vendin, e veçanërisht atyre në Vlorë, që të lirojnë hapësirat publike. Pas porosive të lëna gjatë takimit të zhvilluar së fundmi, kryeministri Edi Rama do të rikthehet sërish të hënën për të parë nëse porositë janë zbatuar. Kreu i qeverisë u la "afat" zaptuesve që t'i lirojnë vetë deri të hënën, në të kundërtën ndërhyrja do të bëhet nga institucionet e zbatimit të ligjit./ZËRI

Poll

MOS HUMB