Politikë

I dha mandatin, Zegjine Çaushi: Maldrita, o fisnike! Gazo të kam bërë analizë, qofsh mirë!

Nuk e harroi as Gazment Bardhin.

k.m.
I dha mandatin, Zegjine Çaushi: Maldrita, o fisnike! Gazo të kam
Zegjine Çaushi

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar për herë të parë për mandatin e marrë në qarkun e Fierit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, ajo e ka nisur videon me një falenderim për kolegen Maldrita Bardho, e cila gjatë rinumërimit i mori mandatin me 10 vota diferencë. Por për pak orë, hoqi dorë nga mandati, duke ia lënë sërish vendin në Kuvend, Çaushit. Kështu, në një pjesë të mirë të videos, socialistja e falenderon kolegën e saj. Por sigurisht nuk harron pa përmendur edhe kundërshtarin e saj në këto zgjedhje, drejtuesin politik të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin. 

“Përshëndetje! Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më shumë të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë. Nga ana tjetër dua që përmes këtij reagimi të tregoj sadopak që unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të lindur e të rritur larg qendrave urbane, por me të njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytete, madje ndoshta me më shumë dëshirë për të punuar dhe kontribuar, me më shumë vullnet për sakrificë pasi ky është një nga tiparet që ne na karakterizon. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe nga gojët e shqyera të politikanëve humbës që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre. Por kjo as nuk më tremb, as nuk më dekurajon në rrugën që kam nisur. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha. Sepse falë zotit edhe për shkak të moshës unë kam bollë kohë për të punuar, gabuar, ndrequr dhe frymëzuar për njerëz që më kanë dhënë dorën. Për t'u frymëzuar nga njerëz që kanë besuar tek unë, si veçanërisht Edi Rama. Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, hileqar dhe vulgar. Të parët që nuk të honepsin dot janë demokratët e tu. I ke ngelur në derë dhe nuk po dinë si të të heqin qafe. Sa për vjedhje votash ta kam gati një analizë sesi dole ti deputet në qarkun e Elbasanit dhe votat e kujt gllabërove në zgjedhjet e 2021. Por kjo i përket një serie tjetër. Qofshi mirë të gjithë...edhe ti Gazo!,"-thotë deputetja më e re e Kuvendit në video. 

Kështu, paralajmëron se në sesionin e ardhshëm parlamentar, "rivaliteti" mes saj dhe Bardhit do të vijojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB