
TIRANË-Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës është drejt fundit, teksa janë hapur 1016 kuti. Deri tani asgjë nuk ka ndryshuar sa i takon shpërndarjes së mandateve si te subjektet politike, por edhe për kandidatët. Por sa vota kanë humbur partitë nga ky proces?
Deri tani Partia Demokratike ka humbur 561 vota, kundrejt Partisë Socialiste, e cila ka humbur 354 vota. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka humbur 38 vota nga rinumërimi, por deri tani nuk rrezikon të humbasë mandatin e dytë për Tiranën. Nisma Shqipëria Bëhet humb gjithashtu 36 vota, të cilat i ka marrë pa meritë nga numërimi fillestar. 56 vota të pamerituara rezulton se kishte edhe Lëvizja Bashkë.
Mes kandidatëve, Ilir Alimhemeti rezulton se ka 124 vota pa meritë, Ilir Meta ka 55, ndërsa 79 vota pa meritë rezulton se i ka marrë edhe Jorida Tabaku, një shifër kjo e papërfillshme duke marrë parasysh diferencën e ndjeshme nga Alimehmeti.
Në PS, 149 vota i hiqen Erion Braçes, i cili ka shprehur pakënaqësi ndaj KAS, që sipas të cilit po ia kthen votat në të pavlefshme. Numër të lartë votash pa meritë ka edhe ministri Ervin Hoxha 269, ndërsa 172 ka Fatmir Xhafaj. Olta Xhaçka ka humb 35 vota, ndërsa Blerina Gjylametit i shtohen 12 vota, që rezulton se ia kanë marrë
Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit për Bashkinë e Tiranës dhe më pas do rinumërohen votat për Kavajën dhe Rrogozhinën./ZĒRI