TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialistë është mbledhur këtë të hënë. Mbledhja ka nisur në orën 10:00, në Kryesinë e Kuvendit. I pranishëm është edhe kryeministri Rama, i cili ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit pak minuta para nisjes së mbledhjes.
Vieë this post on Instagram
Sipas burimeve, mësohet se në fokus të mbledhjes nuk do të jetë vetëm caktimi i axhendës parlamentare për seancën e ardhshme plenare, por edhe nismat më të fundit ligjore të paralajmëruara nga kreu i qeverisë lidhur me protestat. Sakaq, pritet që kryeministri t’u prezantojë deputetëve ndryshimet e propozuara ligjore për ashpërsimin e masave ndaj personave që marrin pjesë në protesta me akte dhune.
Mbledhja vjen një ditë pasi kreu i qeverisë prezantoi paketën e re ligjore kundër dhunës me 6 instrumente. Masat e propozuara nga kryeministri përfshin ndryshime ligjore për tubimet, pjesëmarrjen dhe qëndrimin kur ushtrohet dhunë, masa administrative dhe penale.
Megjithatë, masat do të duhet të depozitohen në Kuvend përmes firmave të deputetëve të PS-së./ZËRI