Politikë

Protestuesit i dogjën 'karriget e dialogut', Rama 'shtron' sofrën e gurtë para Kryeministrisë (VIDEO)

Pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të studentëve, Rama ka vendosur sërish sofrën e gurit para Kryeministrisë, me fjalën “Dialog” të vendosur sipër saj. 

zh.ll
Protestuesit i dogjën 'karriget e dialogut', Rama
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të hënë ftesën për dialog drejtuar studentëve. Pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të studentëve, Rama ka vendosur sërish sofrën e gurit para Kryeministrisë, me fjalën “Dialog” të vendosur sipër saj. Ndryshe nga ditët e mëparshme, sot mungojnë karriget pranë sofrës.

Edhe dje, ashtu sikurse në ditët e mëparshme, studentët pasi u grumbulluan para Kryeministrisë dogjën 'karriget e dialogut'. Protestat vijojnë prej 13 ditësh mes tensioneve dhe përplasjeve të ashpa, dhe me kërkesën e vetme: dorëheqjen e kryeministrit.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se nuk do të japë dorëheqjen dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për dialog./ZËRI

Poll

MOS HUMB