Politikë

Protesta e Opozitës, Bardhi: Fieri marshon drejt Tiranës, do zhbëjmë shtetin ligjor

Bardhi ishte sot në Fier në një takim me strukturat.

F.m
Protesta e Opozitës, Bardhi: Fieri marshon drejt Tiranës, do
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë me dije se i gjithë qyteti i Fierit do të jetë në Tiranë më 7 tetor për të marrë pjesë në protestën kombëtare të Opozitës. Bardhi ishte sot në Fier në një takim me strukturat, nga ku tha se kanë vendosur të reagojnë ndaj tentativës për të zhbërë shtetin ligjor.

Postimi i Gazment Bardhit

Të hënën, datë 7 Tetor, ora 18:00, Fieri marshon drejt Tiranës! Takimet në Rreth Libofsh të Fierit, për ti bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e të hënës, ishin një mundësi e mirë të mësuar edhe më shumë arsye që kanë qytetarët e qarkut Fier për të mos pranuar ti nënshtrohen padrejtësive. Si asnjëherë më parë qytetarët janë të vendosur se ka ardhur koha për ti treguar Edi Ramës se boll është boll. 12 vjet janë shumë kohë e humbur. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit. Është detyrë dhe mision i çdo qytetari të ndershëm që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës.

Nga ana tjetër, policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë publike e rrugore, në të gjithë territorin e vendit.

Poll

MOS HUMB