Politikë

Pr.ligji për planifikimin dhe territorin, 'përplas' Majkon dhe Dogjanin tek 'Ligjet'

Këtu demokrati Dogjani tha se kjo është një strategji për të dhënë tokat në Kukës, në zonat turistike me 1 euro.

E.K
Pr.ligji për planifikimin dhe territorin, 'përplas' Majkon
Pandeli Majko gjatë diskutimit në Kom. e Ligjeve

TIRANË- Projektligji për Planifikimin e Territorit ka sjellë debate në Komisionin e Ligjeve mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë fjalës së tij deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani, akuzoi qeverinë se ka zënë hapësirat publike ndërsa jep leje për ndërtimin e kullave. Ndërsa, socialisti Pandeli Majko u ndal tek mosregjistrimi i pronave në veri të vendit, gjë që sipas tij ka sjell probleme sa i përket investimeve strategjike. Këtu demokrati Dogjani tha se kjo është një strategji për të dhënë tokat në Kukës, në zonat turistike me 1 euro.

Asllan Dogjani: Tirana është bërë e pabanueshme, ndërtohen pallatet dhe nuk vihet një stol. vendosen tavolina, çadra duhet të bëjmë cirk për të kaluar. banditët kanë zënë hapësirat publike.

Pandeli Majko: Mos regjistrimi i pronës në veri, ta marrë me qira 1 euro për investimet strategjike, sidomos me investimet në zonat rurale për turizëm.. presin kur të regjistrohet pasura e babës dhe gjyqit që të investojnë.

Asllan Dogjani: Po doni që tokat tona në Kukës të na i jepni me qira tokat e babës, I kemi ndarë tokat, I kemi të babës dhe nuk kemi konflikt, kërkohet të procedurat për të regjistruar tokën.   po jo të na jepni me qira tokë time.

Pandeli Majko: 1 euro në vit për të zhbllokuar lejen e ndërtimit.

Asllan Dogjani: Zero, jo mor zotëri nesër ma bën siç bërë traun 5 euro nuk e marr tokën e babës tim me euro, asnjë herë nuk e marr me qira tokën e babës tim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për Konsultim Publik ndryshimet e reja që priten të miratohen sa i përket ligjit të planifikimit të territorit. Në draftin e dorëzuar në Kuvend, Këshillit Kombëtar të Territorit pritet ti shtohen dhe basenet ujore të vendit, duke bërë që nga KKT, të emërtohet Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, (KKTU). Në ndihmë të këtij Këshilli do të jetë Sekretariati Teknik të Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit. Ndërsa Planifikimi Kombëtr i Planifikimit të Territorit do të emërtohet “Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit dhe i Planit Kombëtar të Hapësirës Detare”.

Ky plan synon të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve të energjisë në det, transportit detar, peshkimit dhe akuakulturës, turizmit, ruajtjen, mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit, duke përfshirë qëndrueshmërinë ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike, promovimin e nxjerrjes së qëndrueshme të lëndëve të para, promovimin dhe sigurimin e aktiviteteve dhe përdorimeve përkatëse detare si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar.

Një pikë e rëndësishme në draftin e propozuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë ndërtimet pa leje. Sipas draftit. Tashmë ndërtimet pa leje nuk do të prishen, por do të konfiskohen nga shteti dhe do të kthehen në shërbime publike. Kjo ndodh në rastet kur ndërtimi rezulton pa leje, në masën 100 % të sipërfaqes ndërtimore mbi tokë, ndërtimi pa leje rezulton si shtesë kati dhe si shtesë volumi anësor dhe nëse tejkalon masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi tokë.

Ndërkohë të gjitha të dhënat pritet që të dixhitalizohen në sistemin e-planifikim. Pas miratimit të draftit dhe hyrjes së në fuqi, të gjitha të dhënat që ndodhen në regjistrin Kombëtar të Planifikimit të Territorit do të kalojnë aty, në mënyrë që dhe qytetarët të kenë akses të vazhdueshëm. Zgjerimi me këtë draft i përgjegjësive të Agjencisë së zhvillimit të territorit në drejtim të monitorimit të lejeve të miratuara nga KKT pason me shtim të punonjësve me 49 mln lekë paga./ZËRI

Poll

MOS HUMB