Politikë

Pas ultimatumit të Ramës për “vetëpastrim”, "shkunden" Bashkia e Durrësit dhe Fierit! Drejtorët dorëzojnë doreheqjen

Bëhet me dije se drejtuesit kryesor të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjen e tyre.

Zeri
Pas ultimatumit të Ramës për “vetëpastrim”,
Bashkia Durrës

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë edhe Bashkinë e Durrësit pas këkresës së kryeministrit Edi Rama. Bëhet me dije se drejtuesit kryesor të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjen e tyre.

Megjithatë, do të jetë Komisioni i ngritur që do të vlerësojë punën e gjithsecilit prej tyre. Ai do të vendosë se kush do të qëndrojë dhe kujt do t’I pranohet dorëheqja.

Në Bashkinë e Fierit kanë nisur gjithashtu dorëheqjet e drejtorëve, por me përjashtim të atyre të cilët janë emëruar pas muajit janar. Kjo, pasi kryeministri Rama kërkoi dorëheqjet në Fier, ai sqaroi se emërimet e bëra pas muajit janar përjashtohen nga ky urdhër, si drejtorët e OSHE, kadastrës, tatimeve, nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen pasi janë emëruar muajt e fundit.

Mësohet se deri më tani nuk janë dhënë dorëheqjet e dy nënkryetareve Baso Bregu dhe Suela Prifti. Por, bëhet me dije se  Nustret Avdulla është zgjedhur për këtë post. Ky i fundit është ish-deputet i PDIU, i cili iu bashkua PS pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021.

Kjo lëvizje në Bashkinë e Durrësit vjen pas shkarkimeve në Bashkinë e Vlorës dhe paralajmërimeve të Ramës. Kryeministri zhvilloi një vizitë në Bashkinë Durrës, më 8 korrik, ku kërkoi largimin e drejtuesve nga detyra.

Poll

MOS HUMB