Politikë

Nis sot censi i popullsisë, 50 mijë lekë gjobë kush nuk përgjigjet

Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nis nga 50 mijë lekë gjobë.

E.K
Nis sot censi i popullsisë, 50 mijë lekë gjobë kush nuk
Censi i popullsise dhe banesave

Ka nisur sot në të gjithë vendin Censi i Popullsisë dhe Banesave, një proces që do të vijojë për të paktën 6 javë. Më shumë se 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren, për të kryer procesin e pyetjeve për të gjithë qytetarët, ndërkohë që të dhënat do të publikohen në Qershorin e vitit të ardhshëm. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin, besimin fetar, e të tjera.

Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje. Në modulin për individët do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë.

“Etniciteti, gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur.

Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nisin nga 50 mijë lekë gjobë. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.

Ndërkohë që dhe institucionet fetare iu kanë bërë thirrje besimtarëve që të deklarojnë të dhënat e tyre, dhe t’i përgjigjen pozitivisht anketuesve të INSTAT. Në prezantimin e Censit javën e kaluar, kryeministri Rama tha se plotësimi i pyetësorëve është një akt patriotik që do të duhet të bëjë çdo qytetar.

Duke iu referuar kostos së Censit, INSTAT llogarit se ajo është 16.8 milionë euro ku kostoja për banor është afër mesatares së vendeve europiane.

“Kryerja e Censit të Popullsisë dhe Banesave mbështetet nga buxheti i shtetit dhe donatorë të ndryshëm. Kostoja gjithsej e këtij procesi është vlerësuar të jetë 16.9 milion Euro.

Kjo përfaqëson mesatarisht 5.7 Euro për banor, e cila korrenspodon me mesataren e vendeve evropiane që kryejnë një Cens tradicional. Mbi 50% e kostove janë për stafin e angazhuar në terren” vlerëson INSTAT./Zëri

 

Poll

MOS HUMB