
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj do të niset drejt Nju Jorkut ku do të marrë në punimet e nivelit të lartë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Në këtë vizitë Kreu i Shtetit pritet të shoqërohet nga një staf i gjërë prej 20 personash mes të cilëve dhe parukierja e Zonjës së Parë, Amanda Begaj, makeup artistja e njohur, Lili Ismaili.



Pjesë e stafit do të jenë po ashtu këshilltarë të Begaj, oficerë të sigurisë dhe drejtori i kabinetit. Përveç parukieres së Begajt, në delegacion është edhe shoqëruesja e parë e saj bashkë me të shoqin. Zhaneta Harshova dhe Asllan Baraj janë në delegacion të regjistruar si këshilltarë. Numri i delegacioni është 22, por roli i Ismailit dhe Barajt është i paqartë. /Zëri