Politikë

Grupi i Vulës e "zhvesh" Bardhin nga të drejtat edhe në WhatsApp

Kjo ka nxitur dhe deputetë të tjerë të largohen nga grupi parlamentar që mbështet Bashën, i cili së fundmi ka marrë dhe detyrën e kreut të PD-së zyrtare.

E.K
Grupi i Vulës e "zhvesh" Bardhin nga të drejtat edhe në
Gazment Bardhi

TIRANË- "Lufta" brenda Partisë Demokratike vijon dhe në grupin e WhatsApp ku janë disa nga deputetët e grupit parlamentar. Këtë të dielë pas delegimit të deputetes Flutura Açka në krye të grupit nga Lulzim Basha, ish-deputeti Endri Hasa fillimisht ka fshirë nga grupi i PD mesazhin që Gazment Bardhi u ka dërguar deputetëve për mbledhjen e radhës dhe më pas e ka hequr nga grupi i WhatsApp  Bardhin. Kjo ka nxitur dhe deputetë të tjerë të largohen nga grupi parlamentar që mbështet Bashën, i cili së fundmi ka marrë dhe detyrën e kreut të PD-së zyrtare.

Grupi i Vulës e "zhvesh" Bardhin nga të drejtat edhe në
Gazment fshihet nga lista e grupit të PD në WhatsApp

Përplasja mes grupeve në PD u thellua pas dakortësisë mes Gazment Bardhit dhe Sali Berishës për tu bashkuar në aksionin opozitar në parlament pavarësisht se asnjëra nga palët nuk ka komentuar nëse kemi të bëjmë me një bashkim final. Vetë Berisha në konferencën e së premtes për mediat deklaroi se e njeh Bardhin si kryetar grupi. Por ky i fundit ende nuk ka deklaruar nëse njeh Berishën si kryetar të PD-së. Ndërsa në zgjedhjet e pjesshme në Kukës palët do të jenë bashkë në mbështetje të kandidatit Emri Vata./Zëri

Poll

MOS HUMB