
Mbledhja e grupit të PD
TIRANË- E marta do të shënojë takimin e tretë mes dy grupimeve të deputetëve të Partisë Demokratike, atyre që janë në mbështetje të Gazment Bardhit dhe ata që mbështesin kryedemokratin Sali Berisha. Zëri.ai mëson se takimi i radhës do të mbahet në Kukës, të martën në orën 12:00.
Ky takim vjen në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit për kryebashkiakun e Kukësit pas shkarkimit të Safet Gjicit. Ky i fundit u kap në një videoskandal seksual në zyrën e tij./Zëri
Poll