Politikë

Mjekësi, teknologji dhe.../ Rama zbulon planin për 4 universitete të reja: Nga Fieri, Vlora, Korça dhe Tirana

Sipas Ramës, bëhet fjalë për një investim të madh dhe një plan të gjerë që përfshin 4 universitete në Fier, Vlorë, Korçë dhe Tiranë.

zh.ll
Mjekësi, teknologji dhe.../ Rama zbulon planin për 4 universitete
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje me një nga rrjetet më të mëdha universitare në botë, me bazë në Londër, për hapjen e Universitetit Ndërkombëtar të Mjekësisë në Fier.

Gjatë podcastit "Flasim", Rama tha se projekti është në fazën e diskutimeve dhe se palët kanë shqyrtuar edhe një draft-studim fizibiliteti. Sipas Ramës, bëhet fjalë për një investim të madh dhe një plan të gjerë që përfshin 4 universitete në Fier, Vlorë, Korçë dhe Tiranë.

Kryeministri bën të ditur se universiteti në Fier do të jetë i fokusuar te mjekësia dhe synohet të jetë universitet ekselence. Në Vlorë parashikohet një universitet i përgjithshëm, ndërsa në Korçë do të ngrihet një universitet me fokus te teknologjia, ndërkohë që universiteti i katërt do të jetë i përgjithshëm dhe do të zhvillohet në Tiranë.

"Me shumë gjasë, së shpejti, ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me një nga rrjetet më të mëdha universitare të botës, i bazuar në Londër dhe pjesë e marrëveshjes është edhe plani i përbashkët për të hapur Universitetin e Mjekësisë në Fier. Universiteti mjekësor i Fierit do të jetë ndërkombëtar, me reputacion ndërkombëtar, me studentë shqiptarë dhe nga e gjithë bota. Ne jemi shumë afër, kemi filluar një proces diskutimesh dhe kemi parë një studim, një draft të fisibilitetit, është fantastik, por presim studim përfundimtar nga ana e tyre. Është investim shumë i madh që do të bëjmë, ne do të vëmë në dispozicion infrastrukturën, ata do të sjellin pedagogë, por komponent i rëndësishëm do të jetë edhe zgjedhja e pedagogëve shqiptarë që ata synojnë t’i zgjedhin jo vetëm këtu, por edhe në diasporë. Është plan goxha ambicioz. Janë 4 universitete, është universiteti i Fierit, universitet ekselence për mjekësinë. Është universiteti i Vlorës, i përgjithshëm, më i madhi ndër të 4, ambicia jonë është ta instalojmë në qendër të Vlorës, te Sheshi i Flamurit, universitet ndërkombëtar që të krijojë dinamikë të re. Një tjetër në Korçë për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale dhe tjetri, i Përgjithshëm në Tiranë. Duam ta konkludojmë të gjithën brenda këtij viti dhe duam që të fillojë mësimi në 2 nga 4 universitetet, në sezonin 2027-2028 dhe 2028-2029, të katërt janë në funksion", tha Rama.

Poll

MOS HUMB