Politikë

Ministrja Kumbaro thirrje prindërve: Duar të errëta duan destabilizimin e Shqipërisë, mos lejoni që fëmijët të përdoren!

Sipas Kumbaros, studentët dhe nxënësit nuk janë ata që kryejnë shkatërrimet, ndërsa zgjidhja, sipas saj, është që energjia e protestës të kthehet në dialog.

f.g
Ministrja Kumbaro thirrje prindërve: Duar të errëta duan
Mirela Kumbaro

TIRANE- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje prindërve të komunikojnë vazhdimisht me fëmijët e tyre dhe të mos lejojnë që ata të bëhen pjesë e akteve të dhunës gjatë protestave. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Kumbaro u shpreh se, ndërsa disa persona hedhin tymuese dhe shashka, si dhe shkatërrojnë biznese private e prona publike, duhet bërë gjithçka që të rinjtë të mos bëhen viktima të kësaj situate.

Mirela Kumbaro: Thirrje për bashkëpunim. Si ministre dhe nënë, ndërsa duar të errëta hedhin tym të erret shashkash dhe shkatërrimi në biznese private apo prona publike, të mos lejojmë që fëmijët tanë të jenë viktima të kësaj tymnaje.
Në shumë shkolla vijon normalisht mësimi.
E di që shumë janë tërhequr nga prindërit në shtëpi për t’i mbrojtur. Në këto moment duart e errëta duan që maskat t’u vënë fytyrave të fëmijëve tanë. Ishim gjithë kohës në komunikim.
Nuk janë studentë dhe nxënës ata që shkatërrojnë. E vetmja mënyrë që kemi është që energjia e protestës të kthehet në dialog.
Do të jemi bashkë që shkollat të vijojnë të jenë baza të dijes. Mos lejoni që fëmijët të përdoren nga duart e errëta që duan destabilizimin e Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB