TIRANË-Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar lidhur me trazirat dhe tensionet gjetë protestës së studentëve në Tiranë, ku një ditë më parë 14 tetor, u dogjën dhe u shkatërruar biznese dhe institucione publike. Në deklaratën zyrtare dënohet përshkallëzimi i dhunës dhe bëhet thirrje për vetëpërmbajtje. Delegacioni i BE shprehet se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore, por kërkon shpangjen e dhunës dhe palët të ulen në dialog.
Reagimi i delegacionit të BE-së në Tiranë:
Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.
U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.
Dhuna nuk ka vend në demokraci.
Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.
Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.
