
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha për ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008. Meta tha se ato ndryshime kanë sjellë një sërë pasojash në skenën politike në Shqipëri, ku vetë ai ndërmorri një grevë urie kundër marrëveshjes PD-PS. Meta tha se ndryshimet kushtetuese i dhanë goditje parlamentarizmit dhe kontrollit dhe balancës së pushtetit.
Ju thoni që ju jeni në një linjë me PD, dje ish-kryeministri nuk përjashtoi mundësinë e grevës, do ju bashkoheni?
Meta: Mendoj që ka qenë një grevë urie pikërisht për ndryshimet kushtetuese, të cilat cc’montuan parimin e kontrollit dhe të balancës, dhe i dhanë një goditje parlamentarizmit, në do të jemi në koordinim me PD dhe të gjithë faktorët që duan një opozitë të fortë, do të bëjmë gjithccka që është e domosdoshme.
Nga ana tjetër Meta tha se Partia e Lirisë është në një linjë me qëndrimet e PD-së së Berishës, në lidhje me aksionin e tyre opozitar, dhe forcimit në Kuvend. Meta u shpreh i gatshëm që të vihet në dispozicion të SPAK, sa herë që prokuroria e posaçme do ta thërrasë atë apo zyrtarë të tjerë të Partisë së Lirisë. Kreu i PL-së u tregua i kujdesshëm për të mos i futur të gjithë prokurorët e SPAK ‘në një thes’, pasi sipas tij vetëm një pjesë e tyre janë në shërbim të Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçit.
“Nuk mund të them që të gjithë ata atje janë ushtarë të Engjëll Agaçit, nuk dua ta pranoj ose nuk e dëshiroj. Sepse do të më vinte keq nëse ose ka ndonjë problem dikur të gjithë të jenë ushtarë ti tij, Por s’duhet të demotivojmë ata që duan të bëjnë punën e të zbatojnë ligjin, ata që duan të respektojnë Kushtetutën, që përplasen dhe rrezikojnë me krimin e organizuar.
Prokurorët kanë problemet e tyre, kanë familje, bashkëshortë, të afërm. Është sistemi i patronazhistëve apo harruar ju, funksiononte edhe për drejtësinë. Secili nga ata kishte patronazhistin e vet, qoftë gjyqtar apo prokurorë, për të parë pikat e dobëta të secilit dhe pastaj për të përdorur gjithë sistemin ekzekutiv për ti mbajtur nën presion dhe për ti marrë peng, apo për ti përpunuar”, u shpreh mes të tjerave Meta./Zëri.ai