
TIRANË-Megi Fino është zgjidhur kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialist, Eridian Salianji. Ndërkohë, ish-drejtuesi i strukturave të partisë së Lirisë (ish-LSI), tashmë pjesë aktive e PS-së edhe si kandidat në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për kryqytetin në listën e hapur, Endrit Braimllari u zgjodh nënkryetar.
“Është sigurisht privilegj, por përgjegjësi e madhe dhe jam besimplotë që do të kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë ju, në të gjithë kahet e spektrit politik në të mirë të qytetarëve të Tiranës”, tha Fino në fjalën e saj sapo mori detyrën.
Por mbledhja nuk kaloi pa debate, ku nënkryetari i Këshillit Bashkiak përjashtoi Endri Shabanin nga mbledhja, pasi nuk lejoi që të vijonte mbledhja. Shabani ngriri shqetësimin për dy kërkesa që ka bërë dhe nuk janë futur në rendin e ditës, shqyrtimi i mandatit të kryetarit aktual dhe një interpelancë me kryetaren e bashkisë.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak argumentoi se këto kërkesa janë jashtë kompetencave të këshillit bashkiak, duke theksuar se këshilli nuk ka pushtet për të emëruar apo shkarkuar kryetarin e bashkisë.