Politikë

ME VIDEO: Po votohet në një kafe, Berisha: Ja PROVAT sesi ka ndodhur "treni bullgar" në Elbasan!

Siç duket nga pamjet dhe ashtu siç bën me dije Berisha, në një fshat të Elbasanit (që nuk e ka përmendur me emër), qendra e votimit është në një kafene.

k.m.
ME VIDEO: Po votohet në një kafe, Berisha: Ja PROVAT sesi ka ndodhur
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një tjetër video ku denoncon zbatimin e “trenit bullgar” në një qendër votimi, që sipas tij, ndodhet në qytetin e Elbasanit. Siç duket nga pamjet dhe ashtu siç bën me dije Berisha, në një fshat të Elbasanit (që nuk e ka përmendur me emër), qendra e votimit është në një kafene. Sipas kryedemokratit, fletët e votimit merreshin dhe nxirreshin jashtë Qendrës së Votimit dhe pasoheshin tek votuesit e tjerë duke garantuar votën për Partinë Socialiste. Por jo vetëm kaq! Numri një i opozitës pretendon se kjo qendër ishte vizituar edhe nga kryeministri Edi Rama, vetëm 3 ditë para se të vendoseshin topat e fletëve të votimit.

VIDEOT E PD: 


NJOFTIM PËR SHTYP

Farsa elektorale/ Berisha sjell provën flagrante të Trenit Bullgar: Gjithçka realizohet me gjakftohtësi, njësoj si në filma

Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar. Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë. Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve. Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit. Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni... Ja fleta e votimit... Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar. Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos. Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit. Me gjakftohtësi të paparë. Është po ky... tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion. Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës. Edhe njëherë, aty po voton ai. Pra, besoj se sikur të ishte xhiruar në një film demonstrativ. Rast si ky, duhet të falënderoj ata që e gjetën nëpërmjet videove. Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi flagrante të nxjerrjes së fletës së parë dhe ai që vjen me atë fletë, ai e hedh atë në kuti, ajo është e mbushur dhe fletën e vet e merr, del jashtë dhe ia jep tjetrit. Kështu me radhë garantohet rezultati. Të gjithë detyrohen të votojnë fletën e mbushur. Nxjerr fletën bosh ai... Nuk besoj se lë më shteg për dyshimin më të vogël përdorimi i Trenit Bullgar në këto zgjedhje si njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit në farsën elektorale. 

Kjo qendër votimi ndodhet në Elbasan, në një fshat të Elbasanit, emrin e të cilit i kam në dokumente të tjerë që do ua nisim. ...Nuk mund të gjykoj sepse kërkon një hetim. Shqetësimi është shumë i drejtë, por kjo kërkon një hetim. Duhet hetuar. Rregulli është ai që thoni ju, por e vërteta është kjo që tregon filmi. Dhe këto janë në votim, kjo është tavolina e votimit, regjistrimi për votim është tjetër.... Ku? Për turshi? Skapi është autor kryesor. Nuk ka asnjë përgjegjësi Skapi. Për Skapin ekziston mbulesa. Altin Dumani është bashkëautor në krimin elektoral me Edi Ramën. Altin Dumani është bashkëautor. Me dhjetëra e dhjetëra raste, ai i mbuloi të gjitha. Pra në qoftëse ka një të dytë në krimin elektoral, farsën elektorale është Altin Dumani. Pse? Sepse në qoftë se dosjet 189-384 do ishin dënuar nuk do guxonte kush të ndiqte këtë linjë. Jo. Do mendonin se qytetarët duhet të votojnë të lirë. Po mbrojtja që ai u bëri atyre, amnistia që u bëri u hapi rrugën. Po Poja. A nuk e denoncova me dhjetëra herë unë Pojën, kartelin e Troplinit për ndërhyrjet në zgjedhjet në Durrës, për Arkend Ballën dhe deputetë të tjerë. Çfarë pësoi? Ai mbante në xhep fletë-arrestin e tij dhe e njoftoi të largohej pas zgjedhjeve. Kush e informoi atë. Keni marrë vesh të ketë një hetim se kush informoi ‘El Chiapon’ të largohej? Ai që kishte në xhep fletën. Kësaj here nuk kap dot as policë, tu thonë, se herë të tjera ka një e dy dhe ja veshin policisë, edhe kur i dekonspiron dhe kur nuk i dekonspiron policia, siç ndodhi me atë që kapën në Kosovë. Jo tha ai, e kam nga Skapi njoftimin dhe e kish nga Skapi. Këta jo po policia. Kësaj here nuk guxoi të thotë policia se i kishte në xhep vetë. Dhe kur u bë operacioni ai kishte 1 javë që kishte ikur, ja kishte mbathur se, ishte njoftuar.

Poll

MOS HUMB