Politikë

Zgjedhjet 2025/ Belind Këlliçi akuzon numëruesit e PD se trafikuan votat drejt PS

Këlliçi theksoi se është kërkuar hapja e kutive për të gjitha materialet zgjedhore në qarkun e Tiranës, shoqëruar me një kërkesë drejtuar KQZ-së për administrimin e pamjeve të filmimit të gjithë qendrave ku është votuar.

F.I
Zgjedhjet 2025/ Belind Këlliçi akuzon numëruesit e PD se
Belind Këlliçi

TIRANË-Me hapjen e kutive në Tiranë, Partia Demokratike kërkon të sigurojë mandatin e 14-të dhe për këtë, deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi tha se në kryeqytet janë rreth 17 mijë fletë votimi që, opozita ka dyshime se aty mund të ketë mjaftueshëm vota për të marrë mandatin dhe për të çuar Ilir Alimehmetin në Parlament.

Këlliçi në “Drejt” nga Luan Rama, theksoi se është kërkuar hapja e kutive për të gjitha materialet zgjedhore në qarkun e Tiranës, shoqëruar me një kërkesë drejtuar KQZ-së për administrimin e pamjeve të filmimit të gjithë qendrave ku është votuar. Sipas tij ka pamje filmike ku është dëshmuar trafikimi i votave nga Partia Demokratike në atë Socialiste.

Belind Këlliçi: Për të plotësuar një pjesë të kërkesës së kandidatëve të PD-së, për hapjen e kutive të Tiranë. Në Tiranë kemi rreth 17 mijë fletë votimi që kemi dyshime se aty mund të ketë mjaftueshëm vota për të marrë mandatin e 14 për të çuar Alimehmetin në parlament. Nuk ka rëndësi se kujt ia marrim. Luhet mes PS-së dhe Mundësisë. Kemi kërkuar hapjen e kutive për të gjitha materialet zgjedhore në qarkun e Tiranës, shoqëruar me një kërkesë drejtuar KQZ-së për administrimin e pamjeve të filmimit të gjithë qendrave ku është votuar.  Kur kemi marrë pamje kemi parë se janë dëshmuar në flagrancë trafikim votash nga PD-ja tek PS-së. Kërkesa ynë është bërë nga Franc Nuri dhe Asllan Dogjani që i ka dëshmuar këto gjëra.

Poll

MOS HUMB