
TIRANË-Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi hapjen dhe rinumerimin e votave ne qendrat e votimit ne KZAZ 21 dhe 22 te Qarkut Durres. Vendimi i KAS erdhi pas kërkesës së dy anëtarëve së Partisë Demokratike, Elvis Cefa dhe Ledio Braho. Gjithashtu KAS vendosi hapjen dhe rinumërimin e 126 kutive në Durrës bazuar në kërkesën e PD dhe PL. Po ashtu u vendos edhe hapja dhe rinumërimi i votave të diasporës për Qarkun Durrës.
Debatet nuk munguan në seancën për qarun e Vlorës, ku Partia Demokratike kërkon në KAS rihapjen e kutive të votimit për zgjedhjet e 11 majit, duke pretenduar se ka parregullsi me fletët e votimit, si dhe të shpallet pavlefshmëria e rezultatit e të përsëriten zgjedhjet, ndërsa përfaqësuesja e PS, Elena Xhina e quajti të pakuptimtë kërkesën e PD-së dhe zvarritje proceduriale pa sens.
Nga ana tjetër relatori i KAS, Koli Bele, u shpreh se për Vlorën ishte bërë prova me hapjen e disa kutive dhe nuk rezultoi asnjë parregullsi, pasi fletët e papërdorura ishin gjetur të gjitha. Ai shtoi se nuk mund të hapen kutitë kot më kot pa asnjë provë bazike dhe konkrete, sepse ndryshe do kalonin të gjithë beharin me një procedurë të pavlerë.
Diskutimet:
Kurse përfaqësuesi i PD, Franc Nuri tha mes të tjerash:
“Ne pretendojmë se ka fletë që mungojnë në kutinë e votimit, Duhet të gjendet nëse mungojnë 5 fletë votimi të papërdorura apo numrat e ndryshëm nga procesverbali në kuti, pse mungojnë ato fletë dhe ku janë, ose si janë gjendur në kuti. Dilnin në një kuti më shumë fletë votimi sesa të përdorurat”.
Përfaqësuesja e PS, Elena Xhina e quajti të pakuptimtë kërkesën e PD-së dhe zvarritje proceduriale pa sens.
“Ky proces nuk ma më kuptim kështu të zvarritet pa objektiva madhorë. Kjo duket si një gur i madh që rrokulliset dhe nuk dihet se çfarë do marri përpara. Nuk shkon ky proces pa një objektiv madhor dhe prova. Për mua është e kot të vazhdojmë kështu, nuk ka sens”, u shpreh ajo.
“Edhe kështu hap kutitë kot, nuk shkon. Le të rrimë gjithë beharin me këtë gjë këtu, e të shkojmë deri në fund korrikut me çështjen. Ne i pamë kutitë e Vlorës që hapëm më parë dhe nuk u panë parregullsi”, tha Bele.
Administrata e KQZ nënvizoi se pretendimi i PD-së nuk qëndronte për Vlorën, ishin hapur kutitë, verifikuar edhe gjatë procesit ku nuk u gjetën problematika./ZËRI