
TIRANË- Është zhvilluar me debate mbledhja e kësaj të enjteje e Komisonit për Reformën Zgjedhore. Dy bashkëkryetarwt, Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike zyrtare dhe Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste. Dy nga temat që ndezën debatin ishin financimi rus në fushatat elektorale dhe çështja “McGonigal”.
Damian Gjiknuri: Të parandalojë raste, siç janë të njohura, rastet në Shqipëri të financimit të partive politike nga fuqi të huaja, siç ka qenë rasti i një partie kryesore opozitare në Shqipëri.
Por këtu ka ndërhyrë Alibeaj, i cili ishte i vetmi demokrat në mbledhje. Ai ka kthyer në vëmendje rastin e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i cili akuzohet nga opozita se ka marrë para nga Kryeministri Edi Rama për të lobuar kundër opozitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, akuzon pikërisht McGonigal se ka marrë para nga Rama për të akuzuar Bashën për financimin rus)
Enkelejd Alibeaj: Ja ta bëj dhe unë pyetjen. Sa ndërhyn në çështjet zgjedhore financimi që Rama i ka bërë McGonigal për ndërhyrje në luftën politike?
Ndërkohë nuk ka munguar as replika e Gjiknurit, i cili ka ironizuar Alibeajn me situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike.
Këtë të mërkurë Komisioni për Reformën Zgjedhore ka dëgjuar drejtuesit e disa institucioneve për t’u njohur me propozimet apo rekomadimet e tyre. /ZËRI