Politikë

'Beleri'/ Avokatët: Seanca u ndërpre për t'i dhënë kohë SPAK-ut

Avokati u shpreh se qëllimi i SPAK ka qenë të mbulojë veprimet e paligjshme të policisë.

f.t
'Beleri'/ Avokatët: Seanca u ndërpre për t'i
Geni Gjyzari

GREQI- Avokati Geni Gjyzari gjatë fjalës së tij në konferencën për çështjen e Fredi Belerit ka akuzuar SPAK-un për standarde të dyfishta në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Gjyzari foli edhe për seancën e djeshme që u ndërpre sipas tij për t’i dhënë kohë SPAK-ut të sistemonte problemet që ne evidentuan mbrojtja e Belerit.

Në fjalën e tij avokati u shpreh se qëllimi i SPAK ka qenë të mbulojë veprimet e paligjshme të policisë.

'Nuk kishte ndodhur deri më sot të ndërpritej diskutimi përfundimtar pa arsye. Ne mbaruam konkluzionet. Vetëm Beleri do të fliste. Kuptohet pse u ndërpre. Për t’i dhënë edhe pak kohë SPAK të sistemonte problemet që ne evidentuam. Numri i lartë i njerëzve të vëzhguar janë më shumë se urdhri i prokurorit. Ndjekja penale ka nisur pa urdhrin e prokurorit. Në çështje janë disa standarde të dyfishta. SPAK duhet të hetojë edhe për shkelje të bëra nga punonjës të administratës, apo të policisë. Qëllimi i SPAK ka qenë të mbulojë veprimet e paligjshme të policisë. Kërkesa për leje është interpretuar në mënyrë të ndryshme. Ne kemi sjellë rastin e Mark Frrokut, i cili është lejuar të shkojë të votojë në parlament. Gjykata përmend një vendim të Gjykatës së Lartë, por për një rast kur nuk është lejuar. Ndërsa në një kërkim të bërë nga Berisha përmendet Frroku, por për rastet kur është lejuar për motive të veçanta”-u shpreh avokati.

Ndërkohë anëtari i Asamblesë Kombëtare të Avokatëve të Greqisë, Athanasios Zuppas deklaroi se në rastin Beleri nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë që është parim bazë i Konventës Europiane. Zuppas tha se Greqia do të monitorojë procesin pasi Beleri është përfaqësues i minoritetit grek. 

'Meqë prezumimi i pafajësisë është parim bazë i Konventës Europiane, në rastin konkret kemi vënë re që nuk është respektuar. Kemi vënë re që në raste të tjera nuk ka ndodhur. Kemi shkelje të barazisë në të drejtë. Ne si përfaqësues të asamblesë plenare të shoqatës së avokatëve kemi ardhur të monitorojmë procesin edhe për faktin se ai është përfaqësues i minoritetit grek",-u shpreh Zuppas.

Gjykata e Posaçme shtyu dje seancën për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, i cili ndodhet në burg, nën akuzën për blerje votash./ ZËRI 

Poll

MOS HUMB