
TIRANË- Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi u shpreh optimist për hapjen e negociatave për Shqipërinë në konferencën e përbashkët që u mbajt me kryeministrin Edi Rama, pas samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ai tha se Brukseli ka dakordësi për hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë. Ndërsa i tërhoqi vëmendjen Greqisë, duke u shprehur se nuk mund të ketë marrëveshje të fqinjësisë së mirë nëse do të vijojnë të bllokojnë rrugët. Sa i takon kësaj çështjeje ai tha se do të ndihmojnë në zgjidhjen e saj.
"Doni të flas për Shqipërinë në mënyrë negative?! Refuzoj ta bëj. Hapat tuaj e kanë treguar çfarë keni arritur. Mos harroni ku ishim. Nuk mendoj që në Bruksel ka njerëz që nuk bien dakord për arritjet. Jemi dakordësuar që Shqipëri është gati e BE do të duhet ta marrë këtë vendim. E sado tektnik që është nuk e kuptoj pse nuk e marr ne këtë vendim. Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse e bllokon për të ecur përpara. Por gjithsesi ne po përpiqemi të ndihmojmë e shpresoj që muajin tjetër të kemi konferencën ndërqeveritare në mënyrë që të hapim negociatat e vërteta, sepse ne dëshirojmë që të hapim negociatat me grup kapitullin e parë", tha ai.