Politikë

'Listë me reforma'-Politico: BE plan të posaçëm anëtarësimi për Shqipërinë dhe 3 shtete! Von der Leyen nesër në Tiranë

Sipas këtij plani, Shqipëria do të ketë një listë të qartë reformash dhe data orientuese për përfundimin e grup-kapitujve të negociatave.

F.I
'Listë me reforma'-Politico: BE plan të posaçëm
Edi Rama dhe Ursula von der Leyen

BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të mbërrijë nesë më 30 shtator në Tiranë, si pjesë e një turi në Ballkanin Perëndimor. Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Europian, Von der Leyen do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Komisioni Europian nuk ka bërë ende të ditura temat konkrete që do të diskutohen gjatë takimeve në rajon.

Teksa pritet takimi i Von der Leyen me Ramën e Begaj, Bashkimi Evropian po harton një plan veprimi për anëtarësimin e Shqipërisë dhe tre kandidatëve të tjerë, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia. Sipas POLITICO, që citon dy zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, planet parashikojnë një rrugë të qartë, hap pas hapi, drejt anëtarësimit, me reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave.

Sipas këtij plani, Shqipëria do të ketë një listë të qartë reformash dhe data orientuese për përfundimin e grup-kapitujve të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin.

Shqipëria ka hapur tashmë të 33 kapitujt negociues dhe në muajin korrik mbylli tre prej tyre: shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si dhe marrëdhëniet me jashtë. 

“Politico” thekson gjithashtu se dy data të tjera janë vendimtare. 6 tetori, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, dhe 15-16 tetori, kur liderët e unionit do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme. BE-ja po shqyrton një model të integrimit gradual të vendeve kandidate. 

Poll

MOS HUMB