
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Vangjush Dakon, duke e lënë nën masën e arrestit të shtëpisë. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaccme, ndërsa që Dako ndodhej prej më shumë se 8 muajsh pas hekurave. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se Dako pritet që të lirohet që sot nga qelia, për shkak se i kanë kaluar afatet ligjore të mbajtjes në paraburgim.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK më datë 6 qershor 2023. Në pranga, përpos tij, u vunë edhe 8 ish-zurtarë në Bashkinë e Durrësit dhe një ndërtues. Ndaj Dakos rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në dy raste.
Njëra akuzë është për lejen e ndërtimit e dhënë përpara 11 vitesh dhe tjetra për një tender të vitit 2014-2015, për ndërtimin e një shëtitoreje në zonën bregdetare, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm 18 milionë lekë.
/ZËRI