Politikë

Komisioni për Zgjedhoren, Celibashi: Skeptik për votimin elektronik, duhen zbatuar dy vendimet e Kushtetueses

Celibashi tha se duhen diskutuar dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që është vota e emigranteve dhe shfuqizimi i dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me hersin

E.K
Komisioni për Zgjedhoren, Celibashi: Skeptik për votimin elektronik,
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Është mbajtur sot online mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku mes të tjerave ka folur dhe Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, i cili dha opinionin mbi votën e emigrantëve, por edhe rekomandime të tjera që duhet të zbatohen në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Celibashi tha se duhen diskutuar sa më shpejt në Komisonin për Zgjedhoren, dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që është vota e emigranteve dhe shfuqizimi i dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me hersin.

“Kam sjellë në vëmendje nevojën për të diskutuar për dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese e para votimi nga jashtë dhe e dyta shfuqizimin e dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me hersin, kufirin prej 10 mijë votash për votën preferenciale

Kjo është një çështje që ju përket juve dhe partive për të vlerësuar mbi nevojën e zbatimit të këtyre dy vendimeve të GJK. Unë kam konsideruar nevojën për ta risjellë në vëmendje tuaj këto dy çështje.

Kemi sjellë në vëmendjen tuaj që duhet të adresojmë çështjen që duhet të jetë në axhendën tuaj, sigurimin e votës për një kategori votuesish që nuk e kanë mundësi të shkojnë në qendrën e votimit. Do ti lëmë ata po votuar, apo do ti krijojmë mundësinë që ata të votojnë, mundësi që duhet të ofrojë garancitë për integritetin dhe fshehtësinë e votës.

Janë 30 mijë votues shqiptarë që për arsye objektive nuk mund të paraqiten dot në qendrat e votimit”, tha Celibashi.

Sa i takon votimit elektronik, Celibashi tha se ishte skeptik për shtritjen e tij në të gjithë territorin.

"Nuk jam shumë i bindur që duhet ta shtrijmë menjëherë në gjithë territorin, por nëse politika dakordësohet dhe thotë po ka dobi që të shtrihet në gjithë territorin, do duhet të mbani në vëmendje dy faktorë, kostot dhe faktorin njeri", vijoi Celibashi. 

Ndërkohë Celibashi foli dhe për përmirësimin e ligjit mbi fushatën elektorale, por edhe financim9in e partive politike.

“Përmirësimin apo plotësimin e rregullave që lidhen me fushatën zgjedhore, online dhe rrjetet sociale. Kodi Zgjedhor rregullon fushatën elektorale vetëm në mediat tradicionale, radio dhe TV, as në shtypin e shkruar edhe pse media e shkruar e ka humbur peshën që ka patur. Mungon rregullimi. Duhet të përmirësohen rregullat për financimin e partive, për të ashtuquajturin financim nga palët e treta. Kemi mendimin që për partitë që nuk janë regjistruar në dy zgjedhjet e fundit të mos i nënshtrohen auditimit financiar sepse konsumon kapacitete njerëzore dhe kohë për KQZ, që mund t’i përdornim për ata parti të rëndësishme. Ka parti që ne nuk i dimë as adresën”, vijoi Celibashi në mbledhjen që edhe këtë të martë u mbajt online./ZËRI 

Poll

MOS HUMB